Një shtetasi të huaj i qëllohet qeni me armë, policia arreston një të dyshuar në Prishtinë

Një shtetas i huaj ka raportuar në polici se qeni i tij është qëlluar me armë zjarri nga një i dyshuar.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, pasditen e së hënës, raporton Indeksonline.
Sipas policisë, një femër kosovare është intervistuar, në cilësi të dëshmitares.
“Në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë konfiskuar armën, dy karikatorë, disa fishekë si dhe një gëzhojë” thuhet në raportin policor.
Një i dyshuar është arrestuar.
I njëjti, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./Indeksonline/