75 Mall Live Search
09:18 / E Martë, 14 Prill 2026 / Z S

Një shtetasi turk i vidhet kasaforta me para dhe stoli ari, rasti nën hetime

Gjatë ditës së djeshme një shtetas turk me banim në Kosovë ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij.

Sipas informacionit ata i kanë vjedhur kasafortën në të cilën kishte para të gatshme dhe disa orë dhe stoli ari.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti është nën hetime.