Një shtetrrethim do të hyjë në fuqi nesër në Mal të Zi
Që nga mesnata, masa më të rrepta
epidemiologjike do të zbatohen në Mal të Zi për shkak të rritjes së shpejtë të
numrit të rasteve të reja të infeksionit COVID-19, të cilat përfshijnë futjen e
shtetrrethimit në disa qytete dhe kufizimet në funksionimin e objekteve të
hotelierisë.
Masa të rrepta epidemiologjike, të cilat parashikojnë një shtetrrethim nga ora
22.00-05.00 të mëngjesit, si dhe ndalimi i funksionimit të objekteve të
hotelerisë, do të zbatohen nga e hëna në Nikshiq, Berane, Andrijevicë dhe
Rozhaje, qytete me numrin më të lartë të pacientëve, ndërsa Podgorica dhe
Kotori punën e kafeneve do ta kufizojnë deri në ora 22.00.
Gjithashtu, sonte nga mesnata në të gjithë Malin e Zi, një maskë mbrojtëse
është e detyrueshme për të gjithë banorët mbi moshën pesë vjeç.Autoritetet
shëndetësore regjistruan 116 infeksione të reja sot, ndërsa numri mesatar i
infeksioneve të reja ishte rreth 250 në ditë në gjashtë ditët e mëparshme, për
shkak të tubimeve politike, para dhe pas zgjedhjeve parlamentare.
Aktualisht ka 3.699 raste aktive të infeksionit në Malin e Zi, ndërsa vetëm në
shtatë ditët e fundit 20 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi. Numri i
përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë është 158.