75 Mall Live Search
23:06 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / OSH

Një simpatizues i AAK-së i përfshirë në aksident dërgohet urgjentisht në QKUK

Lëndime pak më të rënda shëndetësore në aksidentin i cili ndodhi në rrugën “Luan Haradinaj”  në Deçan, ka marrë një simpatizues i AAK-së i cili kishte qenë i pranishëm në tubimet e këtij subjekti politik, raporton Indeksonline.

Indeksonline mëson se i aksidentuari fillimisht ishte trajtuar për në spitalin e Pejës, por në mungesë të mjeteve për ta trajtuar atë në Pejë, ky person dërgohet për në QKUK.

“Nuk ka pas materiale për t’i kryer fotografimet. U përcoll për në QKUK”, kanë deklaruar burime të Indeksonline për rastin.

Megjithëkëtë, gjendja shëndetësore e këtij personi është jashtë rrezikut për jetën.

E në aksident ka qenë i përfshirë edhe kandidati për deputet nga AAK, Arber Tolaj. AI nuk ka pësuar lëndime shëndetësore pos disa gërvishtjeve. Tolaj nga spital i Pejës pas trajtimit është liruar për në shtëpi.

Aksidentin në fjalë e ka konfirmuar për Indksonline edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi për Indeksonline tha se të gjithë të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit rajonal të Pejës.

Po ashtu ai tha se tre prej tyre janë lënduar më rëndë.

Disa nga të lënduarit dyshohet se janë kandidatë për deputetë të AAK-së.

“Rreth orës 20:10 minuta policia është njoftuar se në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan ka ndodhur një aksident në mes të dy veturave. Me që rast lëndime kanë pësuar 8 persona, prej tyre 3 janë lënduar më rëndë. Të gjithë janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal për tretman mjekësor. Vendit të ngjarjes i janë paraqitur njësiti hetimor për aksidente”, tha Gashi.