75 Mall Live Search
13:57 / E Diele, 16 Qershor 2019 / indeksADMonline

Një sirenë si Emily Ratajkowski! Ekspozon trupin në plazh

Ajo festoi ditëlindjen e saj të 28 javën e kaluar, në një ndejë të ‘çmendur’ të organizuar në New York City, transmeton Indeksonline.

Ditëve të fundit, Emily Ratajkowski ka shijuar momente tropikale me burrin e saj Sebastian Bear-McClard dhe disa miq special si Josh Ostovsky, i njohur si The Fat Jewish.

Në fotografitë e fundit, Ratajkowski tregoi kthesat e saj të lehta femërore, në rroba banje blu të lidhura rreth belit.

Bukuroshja e lindur në Britani u vendos në rërë, nën një palmë, me ujin e bukur blu të oqeanit në sfond.

Në një tjetër pozë, ajo u fotografua nga disa shkëmbinj më lart, ndërsa u paraqit me valët që përshkonin trupin e saj. /Indeksonline/