75 Mall Live Search
22:52 / E Martë, 24 Shkurt 2026 / Gj Sh

Një skuadër bukuroshe nga Norvegjia, Interin e çon te shpija

Skuadra norvegjeze, Bodo Glimt po vazhdon të bëj mrekulli dhe të shkruaj histori në Ligën e Kampionëve.

Bodo Glimt e eliminoi Interin me rezultat të përgjithshëm 5-2, duke e mposhtur në të dy ndeshjet e fazës së play-offit, shkruan IndeksOnline.

Sonte në ”Guiseppe Meazza”, skuadra norvegjeze fitoi me rezultat 2-1, ku shkëlqeu ish-futbollisti i Milanit, Jens Petter Hauge.

26-vjeëari shënoi golin e parë në minutën e 58-të, e pastaj asistoi te goli i Hakon Evjen.

Krejt çfarë bëri Inter, ishte të ngushtonte rezultatin, pasi Alessandro Bastoni shënoi në minutën e 76-të.

Në 1/8 e fianles, kundërshtarët e mundshëm të Bodo Glimt janë Manchester City të cilën e mposhti në fazën e ligës dhe Sporting Lisbona./IndeksOnline/