Një skuadër pak e njohur norvegjeze, e “han” Cityn si makarona bolonjeze
Bodo/Glimt ka arritur një fitore befasuese në Ligën e Kampionëve.
Ata e mposhtën gjigantin anglez, Manchester City me rezultat 3-1, duke mbajtur gjallë shpresat për një kalim në play-off.
Golat për Bodo/Glimt, i realizoi Hogh (2 gola) dhe Hauge, ndërsa për Cityn shënoi Cherki.
Bodo/Glimt, ngjitet në pozitën e 26-të me 7 pikë, ndërsa City në të 4-tën me 13 të tilla./IndeksOnline/

