Një tjetër skuadër e Premierligës futet në karantinë, portieri i njohur dyshohet se e ka koronavirusin

Pas vendimit të Evertonit për t’u futur në izolim total, skuadra e Bournemouthit ka marrë po të njëjtin vendim.
Kjo pasi që dyshohet se portieri i skuadrës, Artur Boruc dhe disa lojtarë të tjerë janë infektuar me koronavirusin.
Klubi ka njoftuar lojtarët dhe gjithë punonjësit e skuadrës që të futen në karantinë.
Premierliga, ende nuk ka marrë vendim për pezullimin e garave, por pas këtij njoftimi, me siguri që e ka të detyrueshëm vendimin për pezullimin e ndeshjeve për një kohë të pacaktuar./Indeksonline/