75 Mall Live Search
21:01 / E Martë, 11 Nëntor 2025 / MSH

Një specie e re bletësh zbulohet në Australi

Një specie e re blete, e quajtur “Lucifer” është zbuluar në Australi. Bleta quhet “Lucifer” për shkak të pamjes djallëzore që i japin brirët e vegjël në kokë. Studiuesit njoftuan zbulimin të martën dhe u gjet në Australinë Perëndimore.

Ndërsa studionte një lule të egër shkencëtarja e Shkollës së Shkencave Molekulare dhe të Jetës të Universiteti Curtin në Perth, Kit Prendergast zbuloi këtë bletë e cila menjëherë tërhoqi vëmendjen e saj për shkak të pamjes së saj unike.

“Femra kishte brirë tepër të vegjël në kokë,” vuri në dukje ajo në një botim universitar.

Shkencëtarja, një fanse e serialit televiziv “Lucifer” që e shikonte në Netflix, vendosi që ky emër i përshtatej në mënyrë të përkryer pamjes djallëzore që e karakterizon këtë bletë.

“Është anëtari i parë i ri i kolonisë së bletëve në më shumë se 20 vjet, gjë që tregon se sa shumë jetë kemi ende për të zbuluar, duke përfshirë zonat e kërcënuara nga minierat e metaleve, siç janë Goldfields, ku u zbulua Luciferi”, vuri në dukje Prendergast.

Ekspertët shpresojnë që ky zbulim do të rrisë ndërgjegjësimin rreth shumë specieve të panjohura që mund të ekzistojnë në këto zona.