75 Mall Live Search
19:11 / E Premte, 28 Nëntor 2025 / Gj Sh

Një spektakël i papritur përgatitet të pushtojë tribunat e Camp Nou në ndeshjen ndaj Alaves

Javen e kalaur skuadra e Barcelonës u rikthye të luaj në stadiumin ”Cam Nou”.

Blaugranët edhe këtë të shtune luajnë para tifozëve vendas, ku do të përballen me Alaves, shkruan IndeksOnline.

Kjo përballje është e veçantë, pasi data e nesërme përkujton 126-vjetorin.

Barcelona ka njoftuar se për këtë ka përgatitur një mozaik gjigant përpara ndeshjes me Alavesin.

”Për të shënuar këtë rast, Klubi ka organizuar një mozaik gjigant që do të zbulohet kur të tingëllojë Himni i Barçës ndërsa lojtarët dalin në fushë. Mozaiku do të mbulojë të gjitha tribunat që janë aktualisht në funksion (tribunën kryesore, tribunën anësore dhe Gol Sud).

Tifozët në stadium do të marrin pjesë të gjithë në mozaik, një ngjarje që do të mbyllë festimet për 125-vjetorin e Klubit, të cilat kanë vazhduar gjatë 12 muajve të fundit.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/