75 Mall Live Search
14:45 / E Enjte, 17 Prill 2025 / L K

Një storje suksesi në diasporë, si arriti një punëtor krahu të bëjë biznes të madh në Slloveni

Diaspora shqiptare shquhet për suksese kudo ku ndodhen. Një nga ta ështëedhe Bari Pulaj nga Vërmica e Prizrenit. Në vitin 2018, Baria ishte vetëm 18 vjeç kur mori vendimin e emigrimit në Slloveni.

Me plot ëndërra dhe ambicie të mëdha, ai u nis drejt Sllovenisë pasi mori vizë njëvjeçare. Karrierën në mërgim e mori me punë të rënda fizike si punëtor krahu. Këmbëngulja e tij për sukses kalonte çdo pengesë.

Pas tri vitesh punë sfiduese dhe kursime të vazhdueshme, Bari Pulaj hapi biznesin e tij të parë në Slloveni duke u specializuar në fushën e rinovimit të fasadave. Këtë biznes e hapi i vetëm dhe me përkushtim të madh për sukses.

“Ishte e vështirë të futesh në një treg në moshë 21 vjeçare. Nuk njihja askënd dhe ishte e vështirë në vend të huaj” kujton Baria fillimin e tij.Në vitin 2023 biznesit së tij iu bashkuan edhe babai me dy vëllezërit e tij duke e shëndrruar biznesin në ndërmarrje familjare. Se biznesi i tij pati sukses tregon edhe fakti se Sllovenia i dha mirënjohje për profesionalizëm dhe korrektësi në treg.

Sot pas katër vitesh, biznesi i Pulajt është emër i njohur në sektorin e fasadave në Slloveni. Ai ka siguruar projekte madhore që do të zgjasin deri në vitin 2030 dhe ka kapacitet të punësojë edhe shumë punëtorë të tjerë.

Historia e Bariut është një shembull i gjallë i mundësive që lindin nga vendosmëria dhe guximi për të ndjekur ëndrrat, pavarësisht sa larg të çojnë ato.

https://www.facebook.com/gradbenabbpulaj