12:06 / E Enjte, 12 Shtator 2019

Një stuhi diellore e fuqishme 3-ditore godet Tokën së shpejti

Një stuhi magnetike triditore do të godasë planetin tonë në fund të shtatorit, ka njoftuar laboratori i astronomisë i Institutit të Fizikës së Akademisë së Shkencave ruse.

Stuhia diellore do të nisë më shtator dhe do të përfundojë në 29 shtator. Gjatë dy ditëve të para, çrregullimi i magnetosferës së Tokës do të jetë më i fortë, kategoria G2 dhe në ditën e tretë intensiteti i stuhisë diellore do të dobësohet.

Stuhitë diellore të kategorisë G2 ndikojnë në sistemet e energjisë, pajisjet satelitore dhe valët e radios me frekuencë të lartë.