Një suedezo-amerikan thyen rekordin botëror të kërcimit me shkop

Amand Mondo Duplantis, sportisti suedez i kërcimit me shkop, fitoi titullin e tij të dytë olimpik në Paris me një tjetër rekord të jashtëzakonshëm botëror prej 6.25 m të arritur në tentativën e tretë.
Ai kaloi me sukes 5.70 m, 5.95 m, 6.00 m dhe 6.10 m, duke u mbyllur mbrëmjen në ‘Stade de France’ me rekord, përballë një publiku entuziast që kapte numrin 70 mijë.
Duplantisi, i lindur në Lafayette, Luiziana më 10 nëntor 1999, garon për Suedinë edhe pse është shtetas i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku edhe jeton. Në moshën 24-vjeçare ai ka vendosur nëntë rekorde botërore.
Suedezi festoi në mënyrë të “çmendur”, duke vrapuar drejt familjes së tij në tribuna përpara se të bënte një xhiro nderi me medalistët e argjendtë dhe të bronztë, Sam Kendricks dhe Emmanouill Karalis.
This is what the #Olympics is about.
— Pyotr Kurzin (@PKurzin) August 5, 2024
About pushing the limits of humankind.
About the absolute camaraderie between athletes.
About the utterly electric atmosphere of this shared experience and Olympics enabling everyone to be in the moment.
Phenomenal Duplantis #GOLD pic.twitter.com/bOW3xg1lLn