Një superhit, Ermali godet me këngën “Çift i përkryer”
Këngëtari i njohur shqiptar Ermal Fejzullahu, ka publikuar këngën e re, “Çift i përkryer”.
Kjo befasi e fundvitit është pritur me padurim nga fansat, shkruan Indeksonline.
Videoklipi vjen me një paraqitje më ndryshe, duke sjellë skena që transmetojnë emocione.
Ky projekt gjendet në kanalin “Youtube” dhe pritet të jetë një nga hitet e sezonit të fundit të 2025-tës, duke I dhënë Ermalit një tjetër sukses në karrierën e tij të gjatë muzikore./Indeksonline/

