Një talente e re debuton në muzikë, Snovv publikon ‘Chill’
Një talente e re ka debutuar në muzikë, është kjo Fjolla Raci që u prezantua me emrin artistik, Snovv.
Këngëtarja e re por shumë e talentuar, premton shumë falë zërit unik dhe stilit të veçantë në të kënduar, shkruan Indeksonline.
Snovv ka sjellur ‘Chill’ së bashku me videoklip e cila edhe është kënga e parë profesionale, por përvoja e saj është e gjatë pasi ajo ka filluar të merret me muzikë qysh në fëmijëri.
Fjolla synon të sjell në tregun tonë të muzikës një stil të ri dhe është në rrugën e duhur, ndërsa projekti e saj tashmë mund ta gjeni në kanalin zyrtar në ‘Youtube’./Indeksonline/