10:47 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / indeksADMonline

Një tërmet 3,7 ballë Rihter godet Malin e Zi

Një tërmet me magnitudë 3,7 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar sot gjatë orëve të para të mëngjesit në Malin e Zi.

Epiqendra e tij ishte 12 kilometra nga kryeqyteti Podgoricë, ndërkohë që ipoqendra ishte në një thellësi prej 10 kilometrash.

Për momentin nuk ka njoftime për viktima apo dëme materiale.