75 Mall Live Search
12:50 / E Martë, 20 Prill 2021 / OSH

Një tërmet goditi një nga vendet më të njohura turistike greke

Një tërmet më i dobët me një madhësi prej 4.0 të shkallës Rihter goditi sot ishullin grek të Santorini, i cili i përket grupit Cyclades në Detin Egje.

Tërmeti u regjistrua në 11.21 në det, 18 kilometra në veri-lindje të ishullit Santorini dhe 226 kilometra në juglindje të Athinës, njoftoi Observatori Kombëtar i Institutit të Gjeodinamikës së Athinës dhe raporton agjensia Greke ANA.

Një tjetër tërmet i butë, me një madhësi prej 4.4 të shkallës Rihter, u regjistrua këtë mëngjes në 8.09 në det, 16 kilometra në jug të ishullit Nisiros dhe 351 kilometra në juglindje të Athinës, dhe tani për tani nuk ka të dhëna për dëmet e mundshme materiale .