75 Mall Live Search
16:38 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Një test i ri gjaku diagnostikon kancerin e gjirit

Sipas studiuesve të Universitetit të Heidelbergut, një test i ri i gjakut do të ndihmojë mjekët të diagnostikojnë sëmundjen e kancerit të gjirit në mënyrë të shpejtë dhe joinvazive.

Procedura e re kërkon vetëm disa mililitra gjak në mënyrë që të mund të kontrollojë biomarkuesit që tregojnë praninë e kancerit.

Procedura duhet të jetë e disponueshme për përdorim të përgjithshëm gjatë këtij viti.

Testimet treguan saktësinë  prej 75% në një grup prej 500 pacientësh me kancer të gjirit.

Zëdhënësi i Qendrës Gjermane për Kërkimin e Kancerit deklaroi se ‘’çdo koment do të ishte spekulativ derisa studimi të rishikohet në një revistë shkencore të konsoliduar’’.

Tanja Fehm, drejtoreshë e Klinikës Universitare të Dusseldorf Universitetit, tha se lajmi ishte potencialisht emocionues, por shtoi se ”duhej më shumë kohë para se të mund të përdoret në mënyrë rutinore”.