Një teze të ëmbël si Kim Kardashian, të gjithë do e kishim dëshiruar!
Khloe Kardashian gjatë ditës së sotme postoi një fotografi, ku protagoniste ishin vajza e saj True dhe motra Kim Kardashian.
Ëmbëlsia e fëmijës dhe bukuria përrallore e Kim Kardashian e bënin këtë fotografi ende më speciale, transmeton Indeksonline.

Përveç komplimenteve, pati komente se ku është i dashuri i Khloe, basketbollisti Tristan Thompson.
Basketbollisti nuk ka qenë afër familjes kohët e fundit për shkak të udhëtimeve që duhej t’i bënte me skuadrën e tij.
Çifti në të kaluarën kanë pasur një krizë në lidhjen e tyre, ku Tristan ishte kapur nga kamerat duke e tradhtuar Khloen./Indeksonline/
