Një tifoz i Juves e provokon Bonuccin, përgjigja e tij është e fuqishme
Dhjetëra tifozë të Juventusit ishin mbledhur sot për të parë stërvitjen e skuadrës në Continassa.
Për dallim nga tifozët tjerë që e duartrokitën, ish mbrojtësin e Milanit një tifoz e provokoi me fjalë.
Ai dëgjohet duke e pyetur Bonuccin se kur do të kërkojë falje pasi që i kishte festuar golin Juves në edicionin e kaluar.
“Nuk përgjigjem me fjalë, duhet të përgjigjem në fushë” i ka thënë Bonucci tifozit./Indeksonline/