Një tifoz ndërron jetë në tribuna, shtyhet ndeshja në Spanjë
Ndeshja mes Sporting Gijonit dhe Leganesit është shtyrë për ditën e nesërme.
Pak minuta pasi filloi ndeshja, një tifoz ndërroi jetë në tribuna, shkruan Indeksonline

Ishte një tifoz i Sportingut me moshë 82-vjeçare që ndërroi jetë duke shikuar ekipin e tij të zemrës.
Gjyqtari i takimit e pezulloi këtë ndeshje për respekt të tifozit dhe familjarëve të tij./Indeksonline/


