Një tjetër aksident i rëndë, kësaj radhë në Rrugën e Kombit

Një tjetër aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Kosovë. Kësaj radhe aksidenti ka ndodhur në Rrugën e Kombit në afërsi të Morinës.
Në një foto të siguruar nga “Indeksonline”, shihet se në këtë aksident janë përplasur një veturë e tipit Audi dhe një Pasat me targa të Kosovës.
Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat po merrën me rastin./Indeksonline/