75 Mall Live Search
20:11 / E Hënë, 30 Dhjetor 2024 / FR

Një tjetër arritje për komunën e Lipjanit, përfiton fond për renovimin efiçient në një shkollë në Janjevë

Komuna e Lipjanit ka njoftuar se është përfituese e renovimit efiçent të shkollës “Shtjefën Gjeçovi” në Janjevë, në kuadër të Fondit për Efiçiencë të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të kësaj komune, shuma prej 353,792.75 euro është siguruar nga ky fond, ndërsa në bazë të marrëveshjes, zotohet për kthimin e mjeteve për një periudhë 15-vjeçare nga buxheti i saj.

“Renovimi i kësaj shkolle do të transformojë kushtet për nxënësit dhe stafin arsimor, duke siguruar një ambient modern dhe të denjë për mësim.

Kjo arritje është dëshmi e përkushtimit tonë për të investuar në arsim dhe për të përmirësuar jetesën e qytetarëve tanë!”, thuhet në njoftim./Indeksonline/