15:08 / E Diele, 23 Tetor 2022 / MSH

Një tjetër çift i showbizit gati për martesë

Një dasmë tjetër vip na pret së shpejti në showbizin shqiptar.

Bëhet fjalë për Venera Lumanin dhe Lind Islamin, çiftin simpatik që bashkë janë prej kohësh.

Dyshja për “Jo vetëm modë” kanë zbuluar se tashmë janë gati për hapin e madh.

Venera: Kam përshtypjen se do jetë shumë herë më e lehtë sesa koncerti sepse listën e të ftuarve e kemi. Edhe ajo mund të jetë si një “after party”, pas koncertit kështu që do e mendojmë pse jo, e meritojmë të festojmë. Nuk kemi caktuar një datë sepse jemi shumë spontanë, por kam përshtypjen se nuk do e vazhdojmë dhe shumë.

Lindi: Nëse fustani qepet në kohë edhe kostumi atëherë do ta bëjmë (qesh), do ta marrim vesh më pas.