75 Mall Live Search
14:38 / E Martë, 08 Mars 2022 / LB

Një tjetër deputet i PD-së kërkon dorëheqjen e Bashës

Dorëheqjen e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka kërkuar edhe deputeti Ferdinand Xhaferaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai thotë se alternativa që PD paraqet nën lidershipin e tij qartazi nuk është e pëlqyer as nga baza e partisë.

“Unë refuzoj të pranoj se Lulzim Basha nuk ka humbur asnjë garë. Po njësoj refuzoj të pranoj se PD është e ndarë ndërmjet Bashës dhe Berishës dhe s’ka opsion përtej tyre. Themelet e një opozite të vërtetë, sic e meritojnë demokratë dhe më gjerë, hidhen duke dalë së pari nga kurthi i kultit të individit. Grupi Parlamentar i PD-së e ka kapacitetin dhe mbi të gjitha përgjegjësinë të prodhojë një lidership të ri që të nisë procesin e vështirë por shpresëdhënës të ringritjes së partisë”, shkruan Xhaferaj.