11:01 / E Shtunë, 30 Qershor 2018 / indeksADMonline

Një tjetër deputet shqiptar shtrohet me urgjencë në spital!

Deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho ka kaluar një parainfrakt. Gjatë ditës së djeshme deputeti ka pasur dhimbje gjoksi, shtrëngim dhe probleme me frymëmarrjen.

Pasi është vizituar nga mjekët në spitalin e Durrësit, ai është dërguar në Tiranë ku i është nënshtruar vizitës nga mjekët kardiologë.

Mjekët kanë konstatuar se Braho ka pësuar parainfarkt.

Deputeti Braho ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë ku po kurohet për ndihmën mjekësore të nevojshme.

Mësohet nga burime për Report Tv se kur deputeti Braho ka shprehur shqetësime lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, familjarët dhe të afërmit kanë insistuar për kontroll mjekësor të menjëhershëm, por Braho është shprehur se mund të ishte diçka kalimtare dhe jo problematike.

Ka qenë insistimi i të afërmëve që parainfarkti u kap shpejt pasi pasojat pastaj do të ishin të tjera.

Spartak Braho është deputeti më i vjetër i PS dhe mori mandatin pak kohë më parë duke zënë vendin e Saimir Tahirit, pas ky i fundit dorëzoi mandatin e deputetit të Tiranës.