Një tjetër dështim i produksionit të ‘Game of Thrones’
Sezoni i fundit i serialit me të ndjekur në botë ‘Game of Thrones’ po lë shumë për të dëshiruar.
Një lëshim tjetër nga produksioni është vënë re në episodin e radhës të sezonin të tetë, shkruan Indeksonline.
Edhe një herë, tifozët e “GoT” -it me sy shqiponjë, vunë re një gafë të madhe që lidhej me episodin e fundit të serisë në HBO, ku dora e djathtë e Jaime Lannister u rritë mrekullisht teksa përqafonte personazhin Cersei.

Adhuruesit e ‘Thrones’ janë të vetëdishëm që James humbi dorën e tij të djathtë në sesonin e 3-të dhe mbante një dorë falso të arit që nga ajo kohë.

Por, lëshime të tjera janë përmendura edhe nga disa adhurues po tregojnë për një këpucë të veshur nga një ushtar gjatë një beteje në një skenës në episodin e fundit që duket të jetë një atletet moderne që nuk përkon me periudhën e xhirimit të filmit, por ky lëshim është e vështirë të dallohet qartë.

Këto lëshime vijnë një javë pas skandalit të episodit të kaluar kur gjatë një skene të filmit u vu re një kafe ‘starbucks’ e cila ishte harruar në tavolinë, kjo skenë më vonë është fshirë nga HBO që të mos duket gjatë reprizave, por dëmi tashmë ishte bërë./Indeksonline/