75 Mall Live Search
18:57 / E Enjte, 04 Korrik 2024 / Gj. Sh

Një tjetër fushë futbolli në Prishtinë, Ademi e falenderon KFOR-in për përfundimin e projektit të nivelizimit të terrenit

Qyteti i Prishtinës do të bëhet me një tjetër fushë futbolli.

Ditën e sotme, personeli italian i KFOR-it, të udhëhequr nga NATO, përfundoi projektin e nivelizimit të terrenit për një fushë të re futbolli në Prishtinë, shkruan IndeksOnline.

Në ceremoninë e inaugurimit, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Ai falënderoi KFOR-in për punën dhe përkushtimin e njësive të tyre, për përfundimin e nivelizimit të tokës për fushën e re të futbollit në Prishtinë.

”Një falënderim i veçantë për KFOR-in për përfundimin e nivelizimit të tokës për fushën e re të futbollit në Prishtinë.
Përtej sigurisë dhe qetësisë që ofrojnë, pjesëtarët e KFOR-it po kontribuojnë edhe në projekte sportive. Federata e Futbollit e Kosovës është mirënjohëse për partneritetin me KFOR-in dhe për ndikimi e tij pozitiv në zhvillimin e futbollit në vendin tonë.”, ka shkruar Ademi./IndeksOnline/