75 Mall Live Search
09:19 / E Shtunë, 08 Nëntor 2025 / Gj Sh

Një tjetër futbollist braktis Kosovën, ftohet nga Shqipëria U21

Muaj më parë u ngjallen reagime të mëdha kur kapiteni U21 i Kosovës, Etnik Brruti vendosi të bashkohet me Kombëtaren e Shqipërisë.

Rrugen e tij tashmë e ka ndjekur edhe mbrojtësi i Ballkanit, Diar Vokrri, shkruan IndeksOnline.

21-vjeçari ka marrë ftesë nga selektori i Shqipërisë U21, Alban Bushi, për dy ndeshje miqësore të muajit nëntor ndaj Moldavisë dhe Ukrainës.

Kujtojmë që Diar Vokrri veshi fanellën e Kosovës U21 deri në muajin e kaluar, ku luajti në dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian, ndaj Rumanisë dhe Spanjës./IndeksOnline/