23:49 / E Mërkurë, 02 Gusht 2023 / MSH

Një tjetër futbollist drejt Arabisë Saudite

Pas shumë yjeve të futbollit europian të cilët janë transferuar në Arabinë Saudite, një tjetër lojtari mund t’i vijë radha tashmë.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Paris Saint-Germain, Marco Verrati.

Siç raporton “RMC Sport”, mesfushori italian është pranë kalimit në kampionatin arab.

Al-Hilal fillimisht kanë ofruar ndaj kampionëve të Francës për mesfushorin 30 milion euro, por oferta është refuzuar nga këta të fundit.

Për ta lënë të lirë Verratin, PSG kërkon të paktën një shumë prej 60 milionë euro. Nuk mbetet pas në garë dhe ekipi tjetër nga Arabia Saudite, Al-Ahli.