Një tjetër futbollist e humb sezonin te Liverpooli

Jurgen Klopp ka marrë një lajm tjetër shqetësues pas eliminimit të mbrëmshëm nga Liga e Kampionëve.
Mesfushori i talentuar spanjoll, Stefan Bajcetic do të jetë jashtë për pjesën tjetër të sezonit për shkak të lëndimit.

“Është shumë e trishtueshme t’i them lamtumirë këtij sezoni për mua”, ka thënë Bajcetic.
18 vjeçari nuk ishte i ftuar as në ndeshjen e djeshme ndaj Real Madridit pikërisht për shkak të lëndimit./Indeksonline/
