Një tjetër futbollist kosovar transferohet në Rumani

Pas Ermal Krasniqit, Albion Rrahmanit e Florent Hasanit, një tjetër futbollist kosovar është transferuar në kompionartin e Rumanisë.
Bëhet fjalë për sulmuesin, Astrit Selmani, i cili ka nënshkruar me Dinamon e Bukureshtit, shkruan IndeksOnline.
26-vjeçari së fundi luajti te skuadra suedeze, IFK Göteborg.
Selmani ka luajtur pesë ndeshje me përfaqësuesen e Kosovës, derisa ka shënuar një gol në miqësoren kundër Burkina Fasos./IndeksOnline/