Një tjetër futbollist kosovar transferohet në Rumani
Arian Kabashi është bërë me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të dimrit.
Mbrojtësi kosovar është transferuar në futbollin rumun, tek ekipi i FK Csikszereda, shkruan Indeksonline
Nga futbolli bullgar, te skuadra e Botev Vratsa, Kabashi do të luajë në Rumani, aty ku është dyshja, Meriton Korenica, Leard Sadriu dhe Drilon Hazrollaj.

29-vjeçari që dikur ishte pjesë e Kosovës U21, do të luftojë për ekipin rumun që t’i ikë rënjes nga liga.
Skuadra në fjalë është në pozitën e 14-të me vetëm 16 pikë./Indeksonline/

