75 Mall Live Search
23:09 / E Martë, 05 Maj 2020 / indeksADMonline

Një tjetër futbollist në Itali del pozitiv me koronavirus

Como Calcio, skuadër kjo e Serie C, ka njoftuar se lojtari i tyre, Pierre Bolchini, ka dalë pozitiv në testet për koronavirus.

Serie C, është në pjesën e kampionateve të cilat nuk do të vazhdojnë sezonin.

Serie A dhe Serie B, janë duke bërë planet e fundit për të rifilluar sezonin e ndërprerë në mes të muajit mars, përcjell lajmi.net.

Rregullat e kërkuara nga qeveria për vazhdimin e sezonit, klubet e Serie C nuk i plotësojnë kushtet për t’iu përmbajtur, dhe sezoni në këtë nivel, dhe të tjerët më poshtë se ai, do të përfundohen para kohe.