75 Mall Live Search
19:31 / E Shtunë, 04 Janar 2025 / G T

Një tjetër futbolliste nga Kosova transferohet në Superligën e Turqisë, bëhen pesë shqiptare në të njëjtin ekip

Futbollistja kosovare, Fatlinda Ramaj është transferuar në Superligën e Turqisë.

Ramaj ka nënshkruar me skuadrën e njohur turke, Trabzonspori, shkruan Indeksonline

Ish-futbollistja e Mitrovicës dhe shumë herë kampionia e Kosovës do të luajë në të njëjtin ekip ku janë edhe katër futbolliste tjera shqiptare:

Lumbardha Misini, Valentina Troka, Armela Tukaj dhe Kaltrina Biqkaj.

Kujtojmë që te skuadra e Besiktasit është futbollistja tjetër nga Kosova, Donjeta Halilaj./Indeksonline/