Një tjetër galaktik mungon ndaj Bayern Munich
Zinedine Zidane i besoi Iscos në takimin ndaj Bayern Munich por spanjolli luajti vetëm 45 minuta dhe tani pritet të humbasë ndeshjën e dytë të Ligës së Kampionëve.
Gjersa ekipi largohej nga “Allianz Arena” , Isco u tha gazetarëve se ai kishte një lëndim në shpatulla në pjesën e parë të ndeshjës.
Pas testimet të cilat ende nuk kanë përcaktuar natyrën e saktë të dëmtimit të mesfushorit, dyshuar për një çarje të shkallës së dytë, gjasat janë minimale që Isco të luaj të martën e ardhshme në ndeshjën e kthimit.
Pas Dani Carvajal, Isco pritet të jetë mungesa e dytë për Real Madridin. /IndeksOnline/