75 Mall Live Search
12:30 / E Mërkurë, 23 Tetor 2024 / MSH

Një tjetër goditje për Realin para El Clasicos, pritet të mungojë edhe Courtois

Real Madridi pritet të ketë dy mungesa të mëdha para super ndeshjes së të shtunës.

Pas konfirmimit të mungesës së Rodrygos, edhe Courtois pritet që të mungojë në El Clasico të shtunën.

Kjo u konfirmua pas një postimi nga faqja zyrtare e Real Madridit, duke konfirmuar lëndimin e tij pas ekzaminimeve nga ekipi mjekësor.

Real Madridi, do të pres rivalin e tyre Barcelonën në Santiago Bernabeu, në ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të në La liga./IndeksOnline/