75 Mall Live Search
13:28 / E Enjte, 06 Qershor 2019 / indeksADMonline

Një tjetër grua transgjinore me ngjyrë vritet në Dallas

Trupi i Chynal Lindsey, një grua e zezë transgjinore, u gjet të shtunën në Dallas me “shenja të dukshme të dhunës vrasëse”, sipas policisë – të paktën gruaja e katërt e zezë që u vra në qytetin e Teksasit në tre vjet.

Anëtarët e komunitet trans të qytetit janë duke pritur me padurim përgjigje pas të gjitha këtyre vrasjeve. Mungesa e arrestimeve dhe informacionit ka bërë gjithashtu shumë njerëz të jenë dyshues ndaj policisë.

Gratë transgjinore, sidomos gratë e zeza transgjinore, përballen me shkallë më të ulët të punësimit dhe strehimit të sigurt sesa njerëzit cisgjinor dhe madje edhe ata transgjinorë të bardhë. Në Teksas, nuk ka ligje që mbrojnë njerëzit transgjinor nga diskriminimi.

Krimet ndaj njerëzve transgjinor duhet të merren shumë seriozisht, të investigohen dhe të dënohen!

Transfobia nuk është opinion. Transfobia vret!