12:10 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / V R

Një tjetër këngëtare e famshme pjesë e koncertit virtual të Dua Lipës

Pasi jemi në kohë pandemie nuk mund të mbahen organizime që mbledhin shumë njerëz duke penalizuar kështu edhe koncertet.

Por, ylli kosovar i muzikës botërore, Dua Lipa po përgatit një surprizë të këndshme për adhuruesit.

Dua prej ditësh përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se më 27 nëntor, do të mbajë një koncert virtual, për të qenë sa më afër fansave të saj.

Përmes këtij koncerti ajo do të interpretojë live ndërsa mban titullin “Studio 2054”.

Gjatë performancave Dua do të shoqërohet nga disa muzikantë, balerinë, akrobatë të ndryshëm, dhe të ftuar specialë, identiteti i të cilëve po mbahet i fshehtë.

Pas disa emrave të njohur që do t’i bashkëngjiten Duas, këngëtarja ka njoftuar së fundi se në mesin e tyre do të jetë edhe një tjetër artiste e madhe botërore dhe bëhet fjalë për Kylie Minogue.

Ndërkohë kujtojmë që së fundi 25 vjeçarja bashkëpunimin e saj me Miley Cyrus me titullin “Prisoner”./Indeksonline/