Ava Max po korr suksese të mëdha në skenën botërore, fiton këtë çmim
Debutimi i këngëtares me prejardhje shqiptare Ava Max në arenën ndërkombëtare ishte i jashtëzakonshëm, ajo arriti që me këngën e saj ‘Sweet but Psycho’ të pozicionohet e para në të gjithë botën në ‘iTunes’ dhe mori mbi 692 milionë ‘Spotify streams’, transmeton Indeksonline.
Ajo tanimë ka lansuar këngën e re ‘Torn’ e cila po ashtu po pëlqehet dhe vlerësohet shumë.
Vajza e emigrantëve shqiptarë, siq potencon edhe MTV, ka lindur në Wisconsin por u rrit në Virxhinia, ku ajo qysh heret shprehi talentin për muzikë.
E vendosur në skenë qysh në moshë të re, ajo vazhdoi me suksese të mëdha lansimin e projekteve të saj muzikore.
Ava Max edhe njëherë tregoi aftësitë e saj në të gjithë botën, duke performuar në Isle Of MTV, të këtij viti në Maltë dhe së fundmi duke bërë debutimin e saj në VMA me një shfaqje të këngës së re “Torn”.
Së fundmi ajo ka bërë të ditur përmes llogarisë së saj në Instagram, duke falënderuar MTV, që e përlyenen me titullin ‘Push artist of the month’ me këngën e saj të re ‘Torn’. /Indeksonline/