Një tjetër kosovar te skuadra e FC Decic, Maloku zyrtarizohet me fanellën e kuqe

Skuadra nga Mali i Zi, Decic Tuz ka firmosur me një tjetër lojtar nga Kosova.
Bëhet fjalë për Arlind Malokun, i cili do jetë një perforcim i madh i klubit shqiptar, shkruan Indeksonline
Maloku së fundmi ishte pjesë e Feronikelit ’74. Kurse, mesfushori i talentuar futbollin e nisi te grupmoshat e reja të Ballkanit.
“Maloku, mesfushor i talentuar dhe përfaqësues i Kombëtares U21 të Kosovës, vjen në klubin tonë me pritshmëri të larta dhe energji të re. I njohur për aftësitë e tij organizative në mesfushë, vizionin e lojës dhe disiplinën taktike, Arlindi do të jetë një përforcim i çmuar për skuadrën tonë në sezonin e ri të Meridianbet 1.CFL”, shkruhet në njofitmin e klubit