75 Mall Live Search
11:10 / E Enjte, 04 Janar 2024 / Gj. Sh

Një tjetër largim nga Liria, mbrojtësi Ardit Topalaj lë klubin nga Prizreni

Shumë ndryshime në futbollin e Kosovës janë duke ndodhur me t’u hapur afati i transferimeve.

Indeksonline me burime mëson se Ardit Topalaj është futbollisti i radhës që pritet të largohet nga klubi i Lirisë së Prizrenit.

Topalaj karrierën pritet ta vazhdoj në Gjermani, aty ku ka lindur dhe ka luajtur para se të transferohej në Kosovë.

23-vjeçari më parë ka luajtur për skuadra gjermane, si: Eltersdorf, Garching, Ingolstadt dhe Deisenhofen./Indeksonline/