Një tjetër lëndim, Carvajal mungon më shumë se 7 javë
 
				Futbollisti i Kombëtares së Spanjës, Dani Carvajal, është lënduar sërish në stërvitje me Real Madridin.
Trajneri, Xabi Alonso në konferencë për media dha lajmin e keq për tifozët e klubit madrilen, shkruan Indeksonline
“Dani Carvajal do të jetë jashtë fushave për më shumë se 7 ose 8 javë. Por, duhet të presim”, tha Xabi Alonso
Kujtojmë se Carvajal kohët e fundit ka pasur shumë probleme me lëndime, duke përmendur edhe atë të fundit që e la jashtë fushave gati se një vit./Indeksonline/


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                