75 Mall Live Search
11:39 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2024 / L A

Një tjetër lëndim për Rodrygon, mungon ndaj Gironës

Një lajm i keq për Real Madridin para ndeshjes së sotme.

Anësori Brazilian, Rodrygo do të mungoj në ndeshjen ndaj Gironës, ku ka pësuar një lëndim në muskuj.

Ende nuk dihet se sa do të mungoj braziliani.

Rodrygo, sapo ishte kthyer nga një lëndim që pësoi në ndeshjen ndaj Osasunës disa javë më parë.

Kujtojmë që Reali, do të përballet ndaj Gironës në “Montilivi”, me ndeshjen që zhvillohet në orën 21:00./IndeksOnline/