75 Mall Live Search
20:38 / E Martë, 27 Gusht 2019 / indeksADMonline

Një tjetër parti i bashkohet koalicionit NISMA-AKR

Koalicionit parazgjedhor mes Nismës Socialdemokrate dhe Aleancës Kosova e Re pritet t’i bashkohet edhe Partia e Drejtësisë.

Burime të ‘Indeksonline’, bëjnë me dije se ujdia tanimë është arritur dhe zyrtarizimi do të bëhet shumë shpejt.

Partia e Drejtësisë në vazhdimësi ka pasur raporte të mira me Aleancën Kosova e Re ku edhe kanë pasur bashkëpunime në të kaluarën.

Një ditë më parë, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka takuar edhe Valon Muratin nga Lëvizja për Bashkim për mundësinë e koalicionit.

I nominuar për kryeministër nga ky koalicion, është kreu i Nismës, Fatmir Limaj.