75 Mall Live Search
10:32 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

Një tjetër person me urgjencë tek Infektivi, dyshohet për një rast tjetër me coronavirusin

Gazetarët e Ora News-it në terren raportojnë se në ambientet e Spitalit Infektiv është paraqitur dhe një tjetër person i shoqëruar nga autoambulanca. Menjëherë ambienti është dezinfektuar.

Ndërkohë, paraprakisht dyshohet se është dhe një person i tretë i infektuar me coronavirusin. Këtij personi po i bëhen analizat dhe pritet të dalin të dalin rezultatet.