13:07 / E Martë, 19 Dhjetor 2023 / AR

Një tjetër rekord/ Postimi i Messit duke ngritur Kupën e Botës bëhet më i pëlqyeri në Instagram

Një postim i superyllit të futbollit dhe fituesit të Kupës së Botës, Lionel Messi, është bërë postimi më I pëlqyer në Instagram duke marrë mbi 58 milionë pëlqime.

Postimi që e çoi Messin të sigurojë këtë rekord përmban disa foto të tij duke mbajtur trofeun e famshëm Jules Rimet si dhe imazhet e tij duke festuar me shokët e skuadrës.

@world_record_egg kishte rekordin i këtij titulli, me 55.7 milionë pëlqime kur u verifikua për herë të fundit nga Rekordet Botërore Guinness.

Kujtojmë që Messi luajti pjesën më të madhe të karrierës së tij në klub për Barcelonën në Spanjë, duke vendosur rekorde të shumta përpara se të transferohej te PSG në verën e vitit 2021./Indeksonline/