Një tjetër rezultat befasues në Eurobasket, Gjeorgjia kalon në çerekfinale për herë të parë në histori

Kombëtarja e Gjeorgjisë është kualifikuar në çerekfinale të Eurobasket, pasi mposhti Francën.
Basketbollistët e Gjeorgjisë ishin më në formë sot, duke fituar ndaj “Gjelave” me rezultatin 70:80, shkruan Indeksonline
Basketbollisti më i mirë në fushë ishte Baldwin, i cili shënoi 24 pikë, bëri katër kërcime dhe dy asiste.
Te Franca më i miri në fushë ishte Francisco me 14 pikë, katër kërcime dhe tri asiste.
Në raundin çerekfinal, Gjeorgjia do të luajë ndaj Finalndës – që mbrëmë eliminoi Serbinë./Indeksonline/
SAKARTVELO ADVANCE TO THE #EUROBASKET QUARTER-FINALS FOR THE FIRST TIME IN HISTORY 🇬🇪 pic.twitter.com/jhge0hL5tK
— FIBA EuroBasket (@EuroBasket) September 7, 2025