09:05 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2024 / G T

Një tjetër shqiptar në UFC, Sopai debuton të shtunën

Bernardo Sopai është shqiptari i radhës pas Ilir Latifit që do ta shohim duke garuar në UFC Vegas 87.

Lajmin e ka bërë të ditur vet sportisti në rrjetet sociale, i cili llogaritet si një prej talentëve të së ardhmes në këtë sport, shkruan Indeskonline

Kundërshtari i shqiptarit që përfaqëson dy shtete, Greqinë dhe Suedinë do të jetë Vinicius Oliviera dhe tashmë marrëveshja është nënshkruar për t’u përballur me njëri-tjetrin.

Oliviera dhe Sopai do të garojnë njëri me tjetrin të shtunën në UFC Vegas 87 dhe pritet të jetë një mbrëmje spektakolare.

Në rrjetet sociale, Sopai ka marrë mbështetje edhe nga Ilir Latifi, i cili pritet që t’i qëndroj mbrapa sportistit shqiptar/Indeksonline/