Një tjetër shqiptar te Rubin Kazani, skuadra ruse insiston për Muçin

Skuadra e Rubin Kazanit është duke kërkuar Ernest Muçin e Besiktasit.
Mediat raportojnë se skuadra ruse është duke insistuar të firmos me lojtarin shqiptar, shkruan Indeksonline
Afati kalimtar është ende i hapur në Turqi dhe Rusi dhe një marrëveshje huazimi mund të ndodhë gjatë këtyre ditëve.
Raportohet se klubi rus ka ofruar një pagë deri në 74 mijë euro në muaj, që do ishte e përshtatshme për lojtarin shqiptar.
Kujtojmë se te Rubin Kazani, luajnë disa shqiptarë, duke filluar nga: Mirlind Daku, Veldin Hoxha dhe Dardan Shabanhaxhaj./Indeksonline/
🚨 Rubin Kazan are pushing to sign Ernest Muçi on loan from Beşiktaş.
— Kuq e Zi 🇦🇱⚽️ (@KuqeZiFootball) September 3, 2025
🇷🇺 The Russian club have offered the Albanian midfielder around ₽7m/month (€74k).Rubin already hold strong Balkan market ties and Muçi is part of the same agency that represents Daku, Shabanhaxhaj & Çuni.… pic.twitter.com/F90OuQeq8y